Koalicioni amerikan sulmon pozicionet e ushtrisë siriane në Homs
Avionët luftarakë të koalicionit ndërkombëtar të drejtuar nga Amerika kanë sulmuar pozicionet e ushtrisë siriane në qytetin Homs.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Mehr sipas të cilës i ashtuquajturi koalicion ndërkombëtar anti-ISIS i kryesuar nga Amerika ka sulmuar pozicionet e ushtrisë siriane në rajonet Xhebel Perëndimor dhe Palmira pjesë e provincës Homs nduke plagosur disa ushtarë sirianë. Gjithashtu dje në darkë avionët luftarakë amerikanë kanë sulmuar provincën Dejrul Zur në lindje të Sirisë duke lënë të vrarë 8 civilë sirianë. Koalicioni ndërkombëtar anti-ISIS është formuar në vitin 2014 me qëllim që të luftojë terroristët e ISIS mirëpo deri më sot ky koalicion ka vrarë dhe plagosur shumë civilë sirianë. Qeveria siriane disa herë është ankuar pranë organeve ndërkombëtare dhe në KS të OKB për vrasjen e civilëve sirianë nga ana e koalicionit ndërkombëtar anti-ISIS.