Koalicioni Ebadi-Sadr në Irak
Qershor 24, 2018 10:31 Europe/Tirane
Hejdar Ebadi kryeministër i Irakut ka arritur një akord me Muktada Sadr për krijimin e një koalicionit qeverisës.
Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve, liderët politikë të Irakut po bëjnë përpjekje për krijimin e fraksionit më të madh parlamentar që është i nevojshëm për krijimin e qeverisë së ardhshme në vend. Muktada Sadr i aleancës Sareun është fitues i zgjedhjeve në Irak. Për këtë aleanca Sareun më herët ka lidhur marrëveshje për koalicion me lëvizjen Fat’h të kryesuar nga Hadi Ameri dhe partinë Hekmat të kryesuar nga Sejed Amar Hakim. Në zgjedhjet parlamentare të 12 majit në Irak morën pjesë 27 aleanca partiake me gjithsej 205 parti.
Tags