Bashar Asad: Do t'a ndërtojmë Sirinë pa Perëndimin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i78630-bashar_asad_do_t'a_ndërtojmë_sirinë_pa_perëndimin
Presidenti i Sirisë, Bashar Asad, në një intervistë me kanalin televiziv rus NTV, në pyetjen në lidhje me mospjesëmarrjen e Perëndimit në rindërtimin e Sirisë, ka thënë: "Të them sinqerisht, kjo është fjalia më e mirë e Perëndimit gjatë gjithë luftës së Sirisë".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 24, 2018 11:08 Europe/Tirane
  • Bashar Asad: Do t'a ndërtojmë Sirinë pa Perëndimin

Presidenti i Sirisë, Bashar Asad, në një intervistë me kanalin televiziv rus NTV, në pyetjen në lidhje me mospjesëmarrjen e Perëndimit në rindërtimin e Sirisë, ka thënë: "Të them sinqerisht, kjo është fjalia më e mirë e Perëndimit gjatë gjithë luftës së Sirisë".

Sot (e diele) presidenti i Sirisë ka njoftuar se Perëndimi nuk do të merr pjesë në rindërtimin e Sirisë, sepse ata nuk janë të denjë për t'a bërë një gjë të tillë. Sipas agjencisë së lajmeve Sputnik, Bashar Asad në një intervistë me kanalin rus NTV,  në pyetjen në lidhje me mospjesëmarrjen e Perëndimit në rindërtimin e Sirisë, ka thënë: "Të them sinqerisht, kjo është fjalia më e mirë e Perëndimit gjatë gjithë luftës së Sirisë". Presidenti sirian theksoi: "Perëndimi nuk do të kontribuojë në rindërtimin e Sirisë, ne nuk do t'i lejojmë ata.  Ne vetë kemi aftësinë për të rindërtuar Sirinë". Ai shtoi: Nëse elementet terroriste nuk dorëzohen, ne do të marrim kontrollin e Sirisë veriore. Asad ka deklaruar: "Akuzat e Perëndimit që ushtria siriane po përdor armë kimike nuk është e drejtë, por Perëndimi kërkon ndërhyrje të drejtpërdrejtë ushtarake dhe sulm ndaj ushtrisë siriane me këtë justifikim.