Martirizohet një i ri palestinez në Gaza
Një i ri palestinez i cili ishte plagosur nga sulmi i forcave ushtarake të regjimit sionist në Rripin e Gazës, vdiq sot në mëngjes si pasojë e plagës së rëndë.
Qendra informative e Palestinës njoftoi se Ashraf Al-Kadre, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Palestinës në Gaza, deklaroi: “Osama Khalil Abu Khatir (29 vjeç) të premten e kaluar është plagosur rëndë gjatë protestës së madhe për të drejtën e kthimit duke u qëlluar me plumb nga forcat ushtarake të regjimit sionist”. Protestat e mëdha për të drejtën e kthimit kanë filluar që nga 30 marsi me pjesëmarrjen e gjerë të qytetarëve palestinezë në Rripin e Gazës duke theksuar në të drejtën e kthimit të refugjatëve palestinezë të shpërngulur me dhunë nga vendbanimet e tyre, ndërsa deri më tani gjatë këtyre protestave janë martirizuar mbi 130 palestinezë duke u qëlluar me plumb nga forcat ushtarake të regjimit sionist dhe mbi 15 mijë persona të tjerë janë plagosur.