Regjimi sionist sulmon aeroportin e Damaskut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i78720-regjimi_sionist_sulmon_aeroportin_e_damaskut
Televizioni sirian, ditën e martë njoftoi për një sulm me raketa të regjimit sionist kundër aeroportit ndërkombëtar të Damaskut.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 26, 2018 05:44 Europe/Tirane
  • Regjimi sionist sulmon aeroportin e Damaskut

Televizioni sirian, ditën e martë njoftoi për një sulm me raketa të regjimit sionist kundër aeroportit ndërkombëtar të Damaskut.

Televizioni shtetëror i Sirisë njoftoi se dje në darkë avionët luftarakë të regjimit sionist kanë lëshuar disa raketa në drejtim të aeroportit të Damaskut. Disa burime kanë konfirmuar sulmin me raketa kundër aeroportit të Damaskut dhe kanë thënë se sistemi anti-ajror i Sirisë ka arritur të shkatërrojë disa nga raketat e lëshuara në drejtim të këtij aeroporti. Pas dështimit të grupeve terroriste dhe takfiriste në Siri, regjimi sionist ka shtuar sulmet e tij ajrore kundër pozicioneve të ushtrisë siriane. Ushtria siriane në përgjigje të këtyre sulmeve ka sulmuar forcat e regjimit sionist në lartësitë Golan. Hutimi i regjimit sionist nga përgjigjja e ushtrisë siriane bëri që ky regjim të fshehë objektivat e qëlluara me raketa nga ushtria siriane.