Princi Wiliam shkon në Masxhidul-Aksa
Nipi i mbretëreshës së Anglisë nën masa të rrepta të sigurisë ka hyrë në ambientet e Masxhidul-Aksa në pjesën lindore të Kodsit të shenjtë.
Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se princi Wiliam, nipi i mbretëreshës së Anglisë, të enjten nën masa të rrepta të sigurisë, ka hy në zonat jashtëzakonisht të ndjeshme në ambientin e Xhamisë Al Aksa në pjesën lindore të Kodsit të shenjtë. Oborri i xhamisë Al Aksa është vend i shenjtë për besimtarët myslimanë, të krishterë dhe hebrenj dhe ndodhet në qendër të konfliktit mes regjimit sionist dhe palestinezëve. Autoritetet e Anglisë kanë deklaruar se princi Wiliam i cili në sistemin trashëgimtarit të fronit të familjes mbretërore angleze konsiderohet numri dy pas babait të tij, është anëtari i parë i familjes mbretërore të Anglisë i cili që nga koha e shpalljes së krijimit të regjimit izraelit në vitin 1948 e deri më tani, në mënyrë zyrtare ka shkuar në Palestinën e pushtuar dhe viziton territoret e pushtuara nga Izraeli. Agjencia e lajmeve AFP ka raportuar se ai shoqërohet nga një delegacion i përbërë nga përfaqësues fetar gjatë kësaj vizite dhe ndodhet nën masa të mëdha të sigurisë. Duka i Kembrixhit ka hy në ambientin e Masxhidul-Aksa në vendin e quajtur Kupola Al-Sokhre ku ndodhet kupola e artë që vëzhgon pjesën e vjetër të qytetit Kods dhe konsiderohet simboli i këtij qyteti. Nipi i mbretëreshës së Anglisë dhe delegacioni shoqërues i tij më pas ka shkuar drejtë Xhamisë Al Aksa që shumica e përdorin këtë emër për të përshkruar të gjithë këtë vend të shenjtë. Masxhidul-Aksa është vendi i tretë i shenjtë i besimtarëve myslimanë. Ky vend gjithashtu konsiderohet i shenjtë edhe për besimtarët hebrenj dhe ata këtë vend e quajnë “Bjeshka e Faltores”. Princi Wiliam më pas gjatë vizitës së tij më të ndjeshme dhe më të rëndësishme në territoret e pushtuara të Palestinës, ka vizituar edhe vende të tjera në pjesën e vjetër të qytetit Kods.
Burimet angleze kanë theksuar se kjo vizitë nuk është politike. Mirëpo sidoqoftë aspekti diplomatik i ngjarjes është shumë i ndjeshëm. Masxhidul-Aksa ndodhet në pjesën e vjetër të Kodsit (Jerusalemit) e cila është e banuar kryesisht me myslimanë.
Regjimi izraelit ka pushtuar edhe pjesën lindore të Kodsit dhe këtë qytet po e quan kryeqytet të pandashëm të tij.