Qershor 29, 2018 09:12 Europe/Tirane
  • Sheik Isa Kasem i nënshtrohet një operacioni në spital

Burimet jemenase njoftuan se ditën e enjte sheik Isa Kasem një prej klerikëve të lartë të Bahrejnit, është shtruar për një operacion në spital.

Sheik Isa Kasem pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore është transportuar për në spital me ambulancë dhe i shoqëruar nga forcat e sigurimit të regjimit Al Khalifa të Bahrejnit. Aktivistë të rrjeteve sociale kanë bërë publike lajmin mbi përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të Sheik Isa Kasem. Ajetollah Isa Kasem edhe më herët i është nënshtruar një operacioni në spital. Përkundër pretendimeve të regjimit al-Khalifa, i cili pretendon se Isa Kasem ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, Ajetollah Kasem është shtruar për operacion në spital. Më herët rrjetet informative të varur nga regjimi al-Khalifa i Bahrejnit duke përhapur lajme të rreme janë munduar të paraqesin gjendjen shëndetësore të Ajetollah Kasem si të mirë dhe të tregonin se ai nuk vuan nga asnjë sëmundje e rrezikshme. Mirëpo shtrimi i Ajetollah Kasem në spital, tregoi të kundërtën dhe vërtetoi se ky klerik i njohur në Bahrejn prej mëse 1 viti nuk ka marrë shërbime shëndetësore për shkak arrestit shtëpiak të vendosur ndaj tij. Ajetollah Kasem jeton në rajonin Deraz të Manamasë dhe shtëpia e tij mbahet e rrethuar nga forcat e rendit dhe të policisë. Rrethimi i vendosur nga regjimi al-Khalifa kundër Isa Kasem ka për qëllim që të ndërpresë kontaktet e tij me popullin.

 

 

Tags