Terroristët dështojnë në sulmet e tyre kundër ushtrisë siriane
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i78885-terroristët_dështojnë_në_sulmet_e_tyre_kundër_ushtrisë_siriane
Ushtria siriane ka arritur të neutralizojë sulmet e terroristëve ndaj një baze të saj në provincën Ganitra në jugperëndim të Sirisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 29, 2018 04:42 Europe/Tirane
  • Terroristët dështojnë në sulmet e tyre kundër ushtrisë siriane

Ushtria siriane ka arritur të neutralizojë sulmet e terroristëve ndaj një baze të saj në provincën Ganitra në jugperëndim të Sirisë.

Sipas një njoftimi të agjencisë Sana të lajmeve, ushtria siriane ka vrarë dhe plagosur shumë terroristë që kishin sulmuar një bazë të ushtrisë në fshatin Xheba pjesë e provincës Ganitra dhe shtoi se pjesa tjetër e terroristëve pas reagimit të ushtrisë është larguar për në fshatin Hamidie. Sulmi është kryer nga terroristët e Tahrir Shamit apo ish fronti Nusra. Ndërkohë ditën e enjte në provincën Dara është njoftuar armëpushimi 12 orësh mes ushtrisë siriane dhe grupeve të armatosura, armëpushim që u realizua me ndërmjetësimin e Rusisë. Rusia për grupet terroriste në provincën Dara ka vendosur disa kushte të cilat duhen pranuar nga terroristët deri në përfundim të afatit të armëpushimit. Ndër kushtet e vendosura nga pala ruse janë dorëzimi i të gjitha llojeve të armëve nga terroristët sidomos ata të frontit Tahrir Sham dhe grupit terrorist takfirist ISIS dhe më pas tërheqja e tyre nga zona. Ushtria siriane ka nisur operacionet e saj kundër terroristëve në provincën Dara që prej datës 22 qershor.