Protesta anti-sioniste në Gaza
Mijëra palestinezë u mblodhën sot në Gaza për të protestuar ndaj veprimeve çnjerëzore të regjimit sionist.
Në një tubim të titulluar "Uniteti i gjakut dhe fati i përbashkët", grupe të ndryshme palestineze dënuan sulmet brutale të sionistëve kundër palestinezëve, njofton Qendra për Informim e Palestinës. Delegacioni Kombëtar që ka organizuar protestën e drejta për kthim dhe thyerje të bllokadës së Gazës ka bërë gjithashtu thirrje popullit palestinez të marrë pjesë masivisht në tubim. Ministria palestineze e Shëndetësisë tha në një deklaratë se numri i dëshmorëve palestinezë është rritur në më shumë se 130 persona që nga fillimi i protestave më 30 mars 2018 dhe numri i të lënduarve ka arritur në rreth 15,000 vetë.