Hejdar Ebadi: Kurrë nuk do të bisedojmë me terroristët
(last modified Sat, 30 Jun 2018 12:04:30 GMT )
Qershor 30, 2018 14:04 Europe/Tirane
  • Hejdar Ebadi: Kurrë nuk do të bisedojmë me terroristët

Kryeministri i Irakut ka theksuar se Bagdadi kurrë nuk do të bisedojë me terroristët.

Kanali televiziv Sumerija News njoftoi se Hejdar Ebadi, kryeministri i Irakut, ka theksuar: "Ne kurrë nuk do të bisedojmë me ISIS dhe secili që mund mendon ndryshe, është vetëm në iluzione. Ne nuk bisedojmë me kriminelët dhe trajtimi i tyre është vetëm vdekja. Ne kemi vendosur nën përndjekje elementët e ISIS dhe do t'i ndjekim ata edhe nëpër bjeshkë derisa territori i Irakut të spastrohet tërësisht pëllëmbë-pëllëmbë nga prania e tyre. Iraku aktualisht për tu përballur me armiqtë të cilët synojnë përçarjen e vendit, ka nevojë për unitet".