Mahmud Abas nuk pranon takimin me këshilltarin e presidentit amerikan
Kryetari i AAP Mahmud Abas nuk ka pranuar të takohet me këshilltarin e presidentit amerikan Jared Kushner.
Sipas gazetës al-Hayat, një prej burimeve diplomatike ka thënë se delegacioni amerikan në vizitën e tij të fundit n rajon ka paraqitur një propozim i cili nëpërmjet Egjiptit i është dorëzuar Mahmud Abas kryetar i AAP. Nga ana e tij Mahmud Abas e ka refuzuar këtë propozim dhe ka thënë se kjo është një manovër e Amerikës për ta tërhequr Palestinën në planin e ashtuquajtura Akordi i Shekullit. Jared Kusher së bashku me Jason Greenblatt i dërguari i Amerikës për çështjet e Azisë perëndimore, kanë nisur një vizitë në rajon për të analizuar gjendjen në Gaza dhe për të shqyrtuar procesin e bisedimeve për planin e njohur me emrin Akordi i Shekullit. Më herët Nabil Abu Rudeineh zëdhënësi i AAP ka thënë: Plani i Amerikë si njohur me emrin Akordi i Shekullit deri në atë kohë kur të mos pranohet nga pala palestineze dhe të mos përputhet me rezolutat e KS të OKB, është një plan i dështuar. Sipas planit Akordi i Shekulli, Kodsi i dorëzohet regjimit sionist, palestinezët e evakuuar nuk kanë të drejtë kthimit dhe Palestina do të posedojë pronësinë e territoreve të saj në BPLJ dhe në Rripin e Gazës.