Dhjetëra mijëra gra palestineze protestojnë në lindje të Gazës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i79062-dhjetëra_mijëra_gra_palestineze_protestojnë_në_lindje_të_gazës
Forcat ushtarake të regjimit sionist kanë sulmuar protestën e dhjetëra mijëra grave palestineze në Rripin e Gazës të cilat kanë kërkuar thyerjen e bllokadës ndaj Rripit të Gazës.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 04, 2018 12:37 Europe/Tirane
  • Dhjetëra mijëra gra palestineze protestojnë në lindje të Gazës

Forcat ushtarake të regjimit sionist kanë sulmuar protestën e dhjetëra mijëra grave palestineze në Rripin e Gazës të cilat kanë kërkuar thyerjen e bllokadës ndaj Rripit të Gazës.

Kanali televiziv Al Menar njoftoi se kjo protestë është organizuar me moton "Grat palestineze drejt kthimit dhe thyerjes së bllokadës". Grat palestineze kanë arritur në kampin "Al-Auda në lindje të Gazës dhe kanë theksuar rolin e rëndësishëm të grave palestineze në protestat e vazhdueshme në kuadër të luftës kundër regjimit sionist.