Forcat ushtarake të regjimit sionist ushtrojnë dhunë ndaj grave palestineze
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i79093-forcat_ushtarake_të_regjimit_sionist_ushtrojnë_dhunë_ndaj_grave_palestineze
Forcat ushtarake të regjimit sionist janë përleshur me gratë palestineze në fshatin Khal Al-Ahmar në lindje të Kodsit të shenjtë dhe kanë ushtruar dhunë duke i rrahur ato dhe ua hequr hixhabin nga koka.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 05, 2018 12:43 Europe/Tirane
  • Forcat ushtarake të regjimit sionist ushtrojnë dhunë ndaj grave palestineze

Forcat ushtarake të regjimit sionist janë përleshur me gratë palestineze në fshatin Khal Al-Ahmar në lindje të Kodsit të shenjtë dhe kanë ushtruar dhunë duke i rrahur ato dhe ua hequr hixhabin nga koka.

Gazeta "Al-Kuds Al-Arabi" bëri të ditur se forcat ushtarake të regjimit sionist duke krijuar frikë dhe tmerr, me tre buldozerë kanë tentuar të shkatërrojnë shtëpitë e banorëve të fshatit Khan Al-Ahmar, por palestinezët penguan kalimin e këtyre buldozerëve në fshat. Forcat pushtuese pas përleshjes me banorët palestinezë, kanë arrestuar disa gra të këtij fshati. Ndërkohë Gjysmëhëna e Kuqe e Palestinës ka deklaruar se gjatë kësaj përleshje janë plagosur 35 palestinezë. Vlen të theksohet se autoritetet e Izraelit në maj të vitit 2018 kanë dhënë urdhër për shkatërrimin e fshatit strategjik Khan Al-Ahmar me 181 banorë. Autoritetet izraelite pretendojnë se në këtë fshat vepron organizata joqeveritare izraelite kundër pushtimit me emrin "B'Tselem".