Zbulohen varre masive në qytetin Raka
(last modified Mon, 09 Jul 2018 08:36:44 GMT )
Korrik 09, 2018 10:36 Europe/Tirane
  • Zbulohen varre masive në qytetin Raka

Në qytetin Raka të Sirisë janë zbuluar varre masive, njofton agjencia Rusia Today.

Sipas kësaj agjencie ushtria siriane ka zbuluar 3 varre masive të krijuara nga terrorsitët e ISIS. Ushtria siriane gjithashtu në operacionet e saj në provincën Dara ka arritur të clirojë disa zona nga prania e terroristëve si dhe ka zbuluar një punishte që përdorej për prodhimin e bombave. Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me pushtimin masiv të grupeve terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, duke përfshirë Turqinë, për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist. Mbi 330 mijë persona janë vrarë në Siri dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, që nga fillimi i konfliktit në Siri në mars të vitit 2011. 

Tags