Asad: Rindërtimi i Sirisë pas luftës 'prioriteti më i lartë'
(last modified Mon, 09 Jul 2018 19:19:34 GMT )
Korrik 09, 2018 21:19 Europe/Tirane
  • Asad: Rindërtimi i Sirisë pas luftës 'prioriteti më i lartë'

Presidenti sirian Bashar Asad tha se prioriteti i tij kryesor është rindërtimi i vendit, i cili është shkatërruar nga grupet terroriste të mbështetura nga jashtë, në një konflikt që filloi nga marsi i vitit 2011.

"Rindërtimi, i mbështetur nga lufta e vazhdueshme kundër terrorizmit, është përparësia kryesore në Siri ", tha Asad të hënën gjatë një takimi në Damask me ministrin e jashtëm Walid al-Muallem dhe diplomatë të tjerë sirianë. Asad, i cili ka vlerësuar se rindërtimi do të kushtojë së paku 200 miliardë dollarë, ka insistuar se ai do të refuzojë kontributet nga vendet perëndimore. Presidenti sirian tha se Siria nuk do të pranonte asnjë para perëndimore për të ndihmuar në rindërtimin e vendit. "Kemi forca të mjaftueshme për të rindërtuar vendin. Nëse nuk kemi para, do të marrim hua nga miqtë tanë, dhe nga sirianët që jetojnë jashtë vendit", theksoi Asad.

 

Tags