Ushtria e Sirisë ka çliruar qytezën Tafas
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i79339-ushtria_e_sirisë_ka_çliruar_qytezën_tafas
Ushtria dhe forcat e armatosura të Sirisë në vazhdim të avancimeve të saj kundër terroristëve në provincën Dara ka çliruar qytezën Tafas.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 12, 2018 11:41 Europe/Tirane
  • Ushtria e Sirisë ka çliruar qytezën Tafas

Ushtria dhe forcat e armatosura të Sirisë në vazhdim të avancimeve të saj kundër terroristëve në provincën Dara ka çliruar qytezën Tafas.

Kanali televiziv Al-Akhbarija njoftoi se pasi që grupet e armatosura në qytezën Tafas në provincën Dara i janë bashkuar procesit të pajtimit kombëtar, njësitë e ushtrisë së Sirisë kanë vendosur flamurin e këtij vendi mbi godinat e pushtetit lokal të kësaj qyteze.

Grupet kryengritëse në qytezën Tafas në perëndim të provincës Dara me ndërmjetësimin e Rusisë, kanë pranuar pajtimin kombëtar me qeverinë dhe kanë kërkuar të luftojnë kundër grupit terrorist ISIS në rajonet e tjera të kësaj province. Ushtria e Sirisë ka marrë nën kontroll edhe pjesë të tjera në qytetin Dara, qendër e provincës Dara dhe duke i çliruar ato nga pushtimi i terroristëve.