Ushtria siriane ngre flamurin kombëtar në qytetin Dara'a
Ushtria siriane ka ngritur flamurin kombëtar mbi qytetin jugor të Dara'as, ndërsa një operacion i madh kundër terrorizmit është në përfundim, dhe militantët e huaj po largohen nga rajoni.
Televizioni shtetëror sirian raportoi të enjten se ushtria siriane kishte arritur të hynte në pjesën e mbajtur nga militantët në Dara'a dhe të ngrinte flamurin sirian pranë zyrës së postës së qytetit. "Njësitë e ushtrisë siriane hynë në Dara'a dhe ngritën flamurin kombëtar në sheshin kryesor", tha agjencia zyrtare e lajmeve SANA. Qyteti Dara'a ishte pikënisja e kryengritjes që filloi në mars të vitit 2011 përpara se të shndërrohej në një fushatë terroriste e mbështetur nga jashtë që vazhdon edhe sot. Kthimi i Dara'as nën kontrollin e qeverisë siriane do të shkurtojë shumë bashkëpunimin mes militantëve anti-sirianë dhe Izraelit, i cili në ditët e fundit ka shtuar praninë e tij ushtarake në lartësitë e pushtuara Golan.