Regjimi sionist thërret ambasadorin e BE në Tel Aviv
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i79357-regjimi_sionist_thërret_ambasadorin_e_be_në_tel_aviv
Ministria e jashtme e regjimit sionist ka thirrur Emanuele Giaufret ambasador i BE në Tel Avivi për shkak se ai ka kritikuar ligjin “ Qeveria dhe kombi hebre”.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Korrik 13, 2018 05:00 Europe/Tirane
  • Regjimi sionist thërret ambasadorin e BE në Tel Aviv

Ministria e jashtme e regjimit sionist ka thirrur Emanuele Giaufret ambasador i BE në Tel Avivi për shkak se ai ka kritikuar ligjin “ Qeveria dhe kombi hebre”.

Ligji Qeveria dhe Kombi hebre që po analizohet kohët e fundit në parlamentin e regjimit sionist, synon t’i japë këtij regjimi karakterin e qeverisë dhe kombit hebre. Ambasadori i BE në Tel Aviv ka reaguar ndaj këtij projektligji të diskutueshëm dhe kjo ka ngjallur reagimin e ashpër të Beniamin Netanjahut kryeministrit të regjimit sionist. kritikët e këtij ligji thonë se ligji në fjalë ka karakter racist dhe është një hap tjetër në kuadër të spastrimit etnik të Palestinës nga banorët jo hebre. Thirrja e ambasadorit të BE në ministrinë e jashtme të regjimit sionist është përballja e parë e hapur e BE me regjimin sionist. Ditën e mërkurë regjimi sionist gjithashtu ka thirrur ambasadorin e Irlandës për të marrë shpjegime mbi ligjin që ndalon shitjen e produkteve të prodhuara në kolonitë sioniste. Alison Kelly, ambasador i Irlandës në Tel Aviv, pasi u largua nga ambientet e ministrisë së jashtme të regjimit sionist, në një intervistë për Jerusalem Post ka thënë se vazhdimi i ndërtimit të jashtëligjshëm të kolonive sioniste nga ana e Izraelit në territoret e pushtuara dhe veprimet e sionistëve në Gaza, janë faktorë që çuan në mbështetjen e ligjit nga parlamenti i Irlandës.