Takimi i jashtëzakonshëm i këshillit të sigurisë së Irakut
(last modified Sat, 14 Jul 2018 08:50:01 GMT )
Korrik 14, 2018 10:50 Europe/Tirane
  • Takimi i jashtëzakonshëm i këshillit të sigurisë së Irakut

Zyra e kryeministrisë irakiane njoftoi mbajtjen e një takimi të jashtëzakonshëm të këshillit të sigurisë kombëtare të Irakut nën kryesinë e Hejdar Ebadi kryeministër i Irakut.

Në këtë takim është analizuar situata e sigurisë në jug të Irakut. Zyra e kryeministrisë irakiane njoftoi se komisioni i ministrave të sigurisë së Irakut ditën e premte mbajti një takim të jashtëzakonshëm në prani të Hejdar Ebadi komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura të vendit. Në deklaratën e zyrës së kryeministrisë irakiane thuhet: takimi i jashtëzakonshëm kishte për qëllim analizimin e situatës së sigurisë në vend. Ndërkohë në qytetin Naxhaf të Irakut pas disa protestave, policia ka shpallur gjendjen e ndalim qarkullimit. Pas futjes së jashtëligjshme të protestuesve në aeroportin e Naxhafit janë anuluar të gjitha fluturimet si brenda ashtu edhe jashtë vendit dhe për shkak sigurie aeroporti është mbyllur deri në një njoftim të dytë. Banorët e Basras dhe të disa zonave të tjera të Irakut janë ngritur në protesta kundër situatës së rënduar të shërbimeve publike dhe nivelit të lartë të papunësisë. Sipas një njoftimi të agjencisë Mejadin të lajmeve, nga përleshjet mes forcave të policisë dhe protestuesve në Irak rreth 30 persona kanë mbetur të plagosur. Ndërkohë për zgjidhjen e situatës kryeministri Hejdar Ebadi ka diskutuar me disa nga krerët dhe personalitetet e provincave Basra dhe Seran. Në këto takime kryeministri irakian ka premtuar se do të krijohen të gjitha kushtet e favorshme për rindërtimin e provincës Basra. Pa pasur siguri, Iraku nuk mund të rindërtohet, ekonomia dhe vendet e punës nuk mund të shtohen, ka thënë në fjalën e tij kryeministri irakian Hejdar Ebadi.

Tags