Ushtria e Sirisë dislokohet në Kunejtra
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i79397-ushtria_e_sirisë_dislokohet_në_kunejtra
Me thyerjen e linjës së parë të grupeve të armatosura në pjesën lindore të Dara në jug të Sirisë, ushtria siriane ka dërguar pajisjet ushtarake në rajonet e tjera luftarake në provincën Kunejtra në kufijtë e përbashkët me pjesën e pushtuar të lartësive të Golanit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 14, 2018 11:13 Europe/Tirane
  • Ushtria e Sirisë dislokohet në Kunejtra

Me thyerjen e linjës së parë të grupeve të armatosura në pjesën lindore të Dara në jug të Sirisë, ushtria siriane ka dërguar pajisjet ushtarake në rajonet e tjera luftarake në provincën Kunejtra në kufijtë e përbashkët me pjesën e pushtuar të lartësive të Golanit.

Gazeta libaneze "Al-Akhbar" në një raport të saj ka shkruar se për të plotësuar operacionet për çlirimin e rajoneve jugore të Sirisë, ushtria siriane duke dislokuar forcat e saj në Kunejtra synon të çlirojë rripin kufitar të Golanit si prioritet të ardhshëm të saj.

Njëkohësisht me operacionet e ushtrisë së Sirisë në jug të këtij vendi dhe me publikimin e lajmeve për fillimin e operacioneve të ushtrisë së Sirisë në Idlib, grupet e armatosura terroriste i ka kapluar një frikë e madhe për përsëritjen e ngjarjeve që ndodhen në Ghuta Lindore dhe në Dara.    

Me hyrjen e forcave ushtarake të Sirisë në qytetin Dara i cili për disa vite ishte nën pushtimin e terroristëve, forcat siriane kanë ngritur flamurin e Sirisë në zonën Dara Al-Belede nga ku patën filluar protestat anti-qeveritare në vitin 2011.