Ebadi: Pa siguri, nuk mund të ndërtohet vendi
(last modified Sat, 14 Jul 2018 13:53:26 GMT )
Korrik 14, 2018 15:53 Europe/Tirane
  • Ebadi: Pa siguri, nuk mund të ndërtohet vendi

Kryeministri i Irakut ka theksuar se pa siguri nuk mund të ndërtohet vendi dhe të forcohet ekonomie.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Hejdar Ebadi, kryeministri i Irakut, në takim me fiset dhe personalitetet e shquara të Basrës, ka theksuar se qeveria e Irakut ka përgatitur një plan të plotë për rindërtimin e vendit ashtu siç kishte përgatitur më parë plan të plotë për të ngadhënjyer në luftën kundër ISIS.

Kryeministri irakian vuri në dukje protestat e qytetarëve të Basrës dhe deklaroi se qëllimi i qeverisë është ky që t'i shërbejë popullit të Irakut dhe qytetarëve të Basrës dhe së shpejti do të ndajë buxhetin e nevojshëm për rindërtimin e qytetit të Basrës dhe ofrimin e shërbimeve të nivelit më të lartë.

Qytetarët irakianë gjatë disa ditëve të kaluara në Basra dhe në disa qytete të tjera kanë protestuar kundër gjendjes së keqe ekonomike dhe kundër papunësisë.

Në këtë kuadër, sot në mëngjes pas tërheqjes së protestuesve nga aeroporti ndërkombëtar i Naxhafit, ka filluar funksionimi i këtij aeroporti në linjat vendore dhe ndërkombëtare. Autoritetet e pushtetit lokal në këtë qytet kanë hequr edhe orën policore që ishte vendosur për ndalimin e qarkullimit të qytetarëve në këtë qytet.

Tags