Abas takon Putinin në Moskë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i79402-abas_takon_putinin_në_moskë
Presidenti palestinez Mahmud Abas ka zhvilluar bisedime me homologun e tij rus Vladimir Putin në Moskë, duke shprehur shqetësimin për sjelljen e Uashingtonit në rajon, përpara një samiti midis udhëheqësit rus dhe presidentit të SHBA Donald Trump në kryeqytetin finlandez të Helsinkit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 14, 2018 19:46 Europe/Tirane
  • Abas takon Putinin në Moskë

Presidenti palestinez Mahmud Abas ka zhvilluar bisedime me homologun e tij rus Vladimir Putin në Moskë, duke shprehur shqetësimin për sjelljen e Uashingtonit në rajon, përpara një samiti midis udhëheqësit rus dhe presidentit të SHBA Donald Trump në kryeqytetin finlandez të Helsinkit.

Gjatë takimit të shtunën, të dy palët diskutuan situatën në Lindjen e Mesme, zhvendosjen e ambasadës së SHBA nga Tel Avivi në Jerusalem, si dhe zgjerimin e kolonive izraelite në territoret e pushtuara. Gjatë takimit me Putin, Abas tha se plani i Izraelit për të zgjeruar vendbanimet hebreje në territorin palestinez ishte problemi kryesor për Palestinën. Takimi mes Abas dhe Putinit erdhi vetëm disa ditë pasi presidenti rus u takua me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu në Moskë dhe diskutoi çështjet rajonale, duke përfshirë Palestinën.