Regjimi sionist vazhdon sulmet ajrore ndaj Rripit të Gazës
Pavarësisht armëpushimit, avionët luftarakë të regjimit sionist të dielën në mëngjes kanë sulmuar një bazë të rezistencës së Palestinës në lindje të Gazës.
Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se në kohën kur lëvizja e Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) ka deklaruar se ndërmjetësimet rajonale dhe ndërkombëtare janë bërë shkak për arritjen e armëpushimit mes grupeve të rezistencës dhe ushtrisë pushtuese izraelite, ky armëpushim është shkelur nga regjimi sionist vetëm disa orë pas arritjes së tij. Avionët spiunazh të regjimit sionist mbi 80 herë kanë bombarduar objektiva në Rripin e Gazës duke përfshirë edhe bazën R'ad të rezistencës së Palestinës. Gadi Izenkot, shefi i shtabit të ushtrisë së regjimit sionist dhe Beniamin Netanjahu, kryeministri i regjimit sionist, ditën e shtunë pas përfundimit të mbledhjes së funksionarëve të lartë ushtarakë të Izraelit, kanë urdhëruar shtimin e sulmeve dhe bombardimeve kundër Rripit të Gazës.