Ushtria siriane sulmon terroristët në rrethinën e Kunejtras
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i79426-ushtria_siriane_sulmon_terroristët_në_rrethinën_e_kunejtras
Forcat e ushtrisë së Sirisë sot në mëngjes në vazhdim të operacioneve të tyre kundër terroristëve në provincën Kunejtra, kanë marrë nën kontroll qytezën e parë në këtë provincë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 15, 2018 10:09 Europe/Tirane
  • Ushtria siriane sulmon terroristët në rrethinën e Kunejtras

Forcat e ushtrisë së Sirisë sot në mëngjes në vazhdim të operacioneve të tyre kundër terroristëve në provincën Kunejtra, kanë marrë nën kontroll qytezën e parë në këtë provincë.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Rami Abdurrahman, kryetari i Observatorit të të Drejtave të Njeriut në Siri me seli në Londër, ka deklaruar se forcat e ushtrisë së Sirisë dhe aleatëve të saj kanë filluar sulme të ashpra ajrore në rajonet rreth Kunejtras dhe po zhvillohen luftime të ashpre mes forcave siriane dhe kryengritësve të armatosur.

Raportet e burimeve informative tregojnë se forcat siriane kanë arritur të marrin nën kontroll qytezën Mas'hara në qendër të provincës Kunejtra. Vlen të theksohet se provinca Kunejtra ndodhet në afërsi të lartësive të Golanit të pushtuar nga regjimi sionist.

Ndërkohë grupi terrorist ISIS ka marrë nën kontroll përsëri zonën naftore Al-Sixhan në lindje të Sirisë duke i dëbuar forcat kurde nga kjo zonë. Zona naftore Sixhan në provincën Dejrul-Zur në lindje të Sirisë ndodhet afër zonës naftore më të madhe të Sirisë që quhet Al-Umar. Kjo është në kohën kur baza ushtarake më e madhe dhe më strategjike e Amerikës në lindje të Sirisë ndodhet afër zonës naftore Al-Umar.