Forcat ushtarake sioniste sulmojnë pjesën veriore të Ramallah
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i79427-forcat_ushtarake_sioniste_sulmojnë_pjesën_veriore_të_ramallah
Si pasojë e përleshjeve të forcave ushtarake sioniste me palestinezët në kampin Al-Xhelzun në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan, janë plagosur tre palestinezë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 15, 2018 14:45 Europe/Tirane
  • Forcat ushtarake sioniste sulmojnë pjesën veriore të Ramallah

Si pasojë e përleshjeve të forcave ushtarake sioniste me palestinezët në kampin Al-Xhelzun në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan, janë plagosur tre palestinezë.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se forcat ushtarake të regjimit sionist të dielën kanë sulmuar kampin Al-Xhelzun në veri të Ramallah në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinë dhe kanë hap zjarr me plumba luftarakë në drejtim të palestinezëve. Forcat ushtarake izraelite gjithashtu kanë arrestuar edhe shtatë palestinezë. Ndërkohë burimet nga Ministria e Shëndetësisë së Palestinës kanë deklaruar se si pasojë e shpërthimit të një objekti të mbetur nga sulmet e mëparshme të regjimit sionist në qendër të Gazës, janë vrarë dy palestinezë.