Shtohen mosmarrëveshjet e brendshme mes terroristëve në Siri
Në vazhdim të shtimit të mosmarrëveshjeve brenda terroristëve, elementët e grupit Tahrir Sham (Fronti Nusra) kanë ekzekutuar me vrasje tetë terroristë takfiristë të ISIS në afërsi të qytetit Sarmin në lindje të provincës Idlib në veriperëndim të Sirisë.
Kanali televiziv Al Alam njoftoi se dega e spiunazhit të grupit terrorist Tahrir Sham këta pjesëtarë të grupit terrorist ISIS i ka arrestuar të premten e kaluar gjatë ndjekjes së elementëve të sulmeve kamikaze dhe personave të tjerë të armatosur të ISIS në rajonin Sehl Al-Rruxh në pjesën perëndimore të provincës Idlib. Pas theksimit të grupit takfirist Tahrir Sham për vazhdimin e operacioneve të spiunazhit dhe përndjekjes deri në shkatërrimin e plotë të grupit ISIS në të gjithë provincës Idlib, krerët e grupit terrorist ISIS kanë kërcënuar grupin tjetër terrorist Tahrir Sham për kryerjen e më shumë operacioneve hakmarrëse. Më parë grupit terrorist Tahrir Sham që më herët quhej Fronti Nusra gjatë një deklarate ka pohuar se ka marrëdhënie të afërta me Turqinë dhe ka deklaruar: “Marrëdhëniet mes këtij grupi dhe shtetit të Turqisë gjatë pesë viteve të kaluara kanë vazhduar në mënyrë sistematike dhe strategjike”.