Sadr kërkon ndërprerjen e procesit për koalicionin e qeverisë së re
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i79555-sadr_kërkon_ndërprerjen_e_procesit_për_koalicionin_e_qeverisë_së_re
Sejed Muktada Sadr, lideri i lëvizjes Sadr dhe mbështetës i aleancës Sareun fituese në zgjedhjet parlamentare në Irak, ka kërkuar ndërprerjen e procesit për krijimin e koalicionit të ri që do të formojë qeverinë e re të Irakut.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 20, 2018 04:36 Europe/Tirane
  • Sadr kërkon ndërprerjen e procesit për koalicionin e qeverisë së re

Sejed Muktada Sadr, lideri i lëvizjes Sadr dhe mbështetës i aleancës Sareun fituese në zgjedhjet parlamentare në Irak, ka kërkuar ndërprerjen e procesit për krijimin e koalicionit të ri që do të formojë qeverinë e re të Irakut.

Sipas tij procesi duhet të shtyhet deri në plotësimin e kërkesave të protestuesve për shërbimet publike në Irak. Ai në një mesazh në Twitter ka kërkuar formimin e një grupi pune nga qeveria dhe përfaqësues të protestuesve për të zgjidhur situatën në vend. Sadr ka thënë se grupet politike duhet të ndërpresin procesin e bisedimeve për krijimin e koalicionit të ardhshëm qeveritar derisa të zgjidhen kërkesat e protestuesve. Mirëpo më herët Fuad Masum president i Irakut në një takim me grupet politike në vend, përmendi protestat që zhvillohen në jug të vendit dhe tha se formimi sa më i shpejtë i qeverisë së re është i domosdoshëm. Protestat në jug të Irakut kanë nisur në qytetin Basra me kërkesën për zgjidhjen e problemeve si mungesa e ujit, energjisë elektrike dhe e nivelit të lartë të papunësisë. Kjo protestë është përhapur edhe në qytetet e tjera në jug dhe në qendër të Irakut.