Turqia arreston gruan e një komandanti të ISIS
Turqia ka arrestuar gruan e Abu Omar al-Shishani, njëri prej komandantëve kryesor të grupit terrorist ISIS, që është vrarë dy vjet më parë, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve.
Agjencia Anadolu raportoi se katër persona janë arrestuar në Stamboll, për shkak të lidhjeve të dyshuara me grupin terrorist ISIS.
Në mesin e të arrestuarve është edhe Seda D., e cila ishte e martuar me al-Shishanin. Agjencia e lajmeve DHA ka thënë se gruaja po përdorte një pasaportë false. Shishani, ishte “ministër i luftës” për grupin terrorist ISIS dhe ka qenë i pranishëm në shumë video propaganduese të grupit terrorist ISIS. Ushtria amerikane ka thënë se ai është vrarë në Irak në korrikun e vitit 2016, gjatë sulmeve ajrore.