A janë Siria dhe Izraeli në prag të luftës?
Rimarrja nën kontroll të rajoneve afër kufirit me Izraelin nga ana e forcave siriane, ka shtuar mundësinë e përballjes së forcave të ushtrisë së Sirisë dhe forcave të ushtrisë së regjimit sionist.
Agjencia Sputnik e lajmeve në një artikull të saj nuk e ka hedhur poshtë mundësinë e përballjes së forcave siriane dhe izraelite në kufijtë e Lartësisë së Golanit. Agjencia e lajmeve Sputnik në këtë artikull ka shkruar: “Pas operacioneve të suksesshme të forcave të ushtrisë së Sirisë në provincën Dara dhe Kunejtra dhe rimarrjen në kontroll të rajoneve të këtyre provincave, ekziston mundësia që forcat e ushtrisë së Sirisë të dislokohen në zonat më perëndimore në rajonin Golan dhe afër kufirit me Izraelin. Aktualisht vija e kontaktit mes të dy palëve të përfshira në konflikt – forcave siriane dhe kryengritësve të armatosur – është bërë në formë gjysmëhënës. Forcat e ushtrisë së Sirisë janë dislokuar në anën e majtë në afërsi të kufirit me Jordaninë dhe në anën e djathtë paralel me vijën ndarëse në veri të pjesës siriane të Golanit.
Ushtria e Sirisë së fundi ka avancuar në Dara dhe Kunejtra. Forcat siriane kanë marrë nën kontroll qytetin Neba Al-Saker-2 në perëndim të Tel Al-Hurra në kufi me Golanin dhe është afruar shumë pranë kufijve të Izraelit. Pritet që terroristët për të bëjnë çfarëdo lloj veprimesh për të pushtuar përsëri qytetin Neba Al-Saker, përndryshe forcat e ushtrisë së Sirisë do të vazhdojnë operacionet e tyre drejt zonave perëndimore për të arritur në vijën ndarëse që ndodhet nën kontrollon e forcave paqeruajtëse të OKB. Kjo vijë ndarëse është caktuar gjatë nënshkrimit të marrëveshjes së vitit 1974 dhe mes forcave të ushtrisë së Sirisë dhe Izraelit.
Një pjesë e forcave të Sirisë janë afruar pranë pozicioneve të pjesës veriore të vijës ndarëse me kufirin e Izraelit. Këto forca kanë marrë nën kontroll kodrinën strategjike Tel Al-Harra dhe njëkohësisht me marrjen nën kontroll të qytetit Al-Mashara-3, po vazhdon operacionet e saj drejt zonave perëndimore. Aktualisht të gjitha grupet kryengritëse të armatosura po mundohen të mbrojnë pozicionet e tyre në frontin e Neba Al-Saker dhe Al-Mashar po aktualisht janë futur në gërshërë. Forcat e rebeleve të armatosura nga pjesa veriore dhe jugore janë dëbuar mbrapa. Forcat e ushtrisë siriane nga veriu dhe jugore kanë vetëm 10 kilometra deri në vijën ndarëse. Në rast të suksesit të forcave të ushtrisë së Sirisë, atëherë Damasku nuk do të vendosë nën rrethim vetëm forcat rebele të armatosura, por të gjitha frontin jugperëndimor do ta ndajë në dy pjesë.
Afrimi i forcave të grupeve të armatosura rebele pranë vijës ndarëse dhe pranë rajonit nën kontrollin e forcave paqeruajtëse të OKB do të mund të rezultojë me një krizë të re që do të jetë shumë vështirë të parashikohen pasojat e saj. Ushtria e Izraelit ka forcuar njësitë e saj për të siguruar sigurinë e kufijve të vet në kufirin e Golanit. Nëse ushtria e Sirisë gjatë betejave luftarake do të hyjë në zonë ose në mënyrë të rastësishme do të bombardojë rajonet e pushtuara nga Izraeli, me siguri ushtria e Izraelit do të reagojë.
Rebelët ekstremistë janë dobësuar në masë të madhe gjatë bombardimeve. Prandaj, aktualisht është bërë shumë i vështirë organizimi i forcave dhe potencialeve për rebelët ekstremistë. Forcat ajrore të ushtrisë së Rusisë po vazhdojnë bombardimin e pandalshëm të rebelëve të armatosur. Në këto operacione po marrin pjesë edhe forcat ajrore të Sirisë.