Lirohen 900 pengjet nga kthetrat e terroristëve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i79569-lirohen_900_pengjet_nga_kthetrat_e_terroristëve
Pavarësisht sabotimeve të grupeve terroriste dhe marrjes peng të 900 personave banorë të qytezave Foua dhe Kafraja, sot në orët e para të mëngjesin janë liruar këta persona dhe janë transferuar në Alepo.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 20, 2018 15:51 Europe/Tirane
  • Lirohen 900 pengjet nga kthetrat e terroristëve

Pavarësisht sabotimeve të grupeve terroriste dhe marrjes peng të 900 personave banorë të qytezave Foua dhe Kafraja, sot në orët e para të mëngjesin janë liruar këta persona dhe janë transferuar në Alepo.

Në bazë të marrëveshjes së qeverisë së Sirisë dhe grupeve terroriste, ishte vendosur që banorët e qytezave me popullatë shiite Foua dhe Kafraja në provincën Idlib në veriperëndim të Sirisë numri i të cilëve arrinte në mbi 7000 persona, nga dita e enjte të transferohen me 121 autobusë nga këto dy qyteza nëpërmjet korridorit Al-Eis në qendra dhe kampe të përkohshme Xhebrejn në lindje të Alepos së Sirisë. Procesi zbatimit të kësaj marrëveshje ka vazhduar deri në mbrëmjen e kaluar dhe gjatë tre fazave rreth 6000 persona janë transferuar nga Idlibi në kampin e përkohshëm në Xhebrejn. Terroristët në fazën e fundit të daljes së autobusëve rreth 900 banorë të këtyre dy qytezave në 21 autobusë i kishin marrë peng dhe nuk i kanë lejuar ata që të largohen. Burimet informative kanë deklaruar se shkaku marrjes peng të këtyre personave, ishte mosmarrëveshja mes terroristëve. Pas lirimit të pengjeve dhe lëvizjes së autobusëve, ka përfunduar procesi i transferimit të banorëve Foua dhe Kafraja nga Idlibi në provincën Alepo.