Krerët e terroristëve shkojnë në Izrael
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i79638-krerët_e_terroristëve_shkojnë_në_izrael
Komandantët dhe krerët e grupeve terroriste në jug të Sirisë, me dritën jeshile të sionistëve, janë futur në Izrael.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 23, 2018 09:01 Europe/Tirane
  • Krerët e terroristëve shkojnë në Izrael

Komandantët dhe krerët e grupeve terroriste në jug të Sirisë, me dritën jeshile të sionistëve, janë futur në Izrael.

Agjencia IRNA e lajmeve duke cituar mediat siriane thotë se Ma’ad Nesar komadnnat I brigadës Suaran Golan, Ahmed Nahes një prej komandantëve të brigadës Sejf Sham, Ala Halki komandant I Xheishul Elbababil dhe Abu Rateb Nesar një prej komandantëve të tjerë të brigadës Suaran Golan në jug të Sirisë kanë shkuar në Izrael. Ushtria dhe forcat e armatosura të Sirisë në kuadër të avancimit të tyre në qytetet dhe fshatrat e jugut të vendit, kanë arritur të marrin kontrollin e provincave Ganitra dhe Dara dhe të ngushtojnë tej mase rrethin e terroristëve në këto province. Avancimet dhe operacionet e ushtrisë siriane, deri tani ka çuar në vrasjen e shumë terroristëve dhe largimin e shumë të tjerëve. Ditën e dielë, banorët e Ganitra dhe Dara duke ngritur flamurin kombëtar mbi shtëpitë e tyre kanë kërkuar futjen e ushtrisë në të gjitha qytetet dhe fshatrat në jug të vendit. Sipas statistikave 360 mijë terroristë nga 120 vende të botës kanë shkuar në Siri duke formuar 100 grupe terroriste për të luftuar kundër qeverisë siriane. Shumë prej këtyre terroristëve janë vrarë dhe plagosur dhe shumë të tjerë janë kthyer në vendet e tyre.