Komandatët e lartë të terroristëve strehohen në Izrael!
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i79659-komandatët_e_lartë_të_terroristëve_strehohen_në_izrael!
Katër komandantë të lartë të terroristëve janë arratisur nga Siria jugore dhe janë strehuar në Izrael, pasi qindra "helmeta të bardha" të mbështetura nga Perëndimi bënë të njëjtën gjë përballë çlirimit eminent të një province strategjike nga ushtria siriane.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 23, 2018 21:17 Europe/Tirane
  • Komandatët e lartë të terroristëve strehohen në Izrael!

Katër komandantë të lartë të terroristëve janë arratisur nga Siria jugore dhe janë strehuar në Izrael, pasi qindra "helmeta të bardha" të mbështetura nga Perëndimi bënë të njëjtën gjë përballë çlirimit eminent të një province strategjike nga ushtria siriane.

Sipas sajtit pan-arab të lajmeve, al-Masdar News, militantët ikën nga provinca siriane e Kuneitras me familjet e tyre dhe u siguruan nga ushtria izraelite sapo arritën në lartësitë e okupuara të Golanit. Ky burim përmendi komandantët militantë si Moaz Nassar dhe Abu Rateb të Brigadës Fursan al-Golan, Ahmed al-Nahs të Brigadës Saif al-Sham dhe Alaa al-Halaki i Xheish Ababel. Sajti citon burime që zbulonin se komandantët e terroristëve ishin rekrutuar nga inteligjenca izraelite dhe kishin mbetur në kontakt me zyrtarët izraelitë prej vitesh. Kuneitra dhe provinca fqinje Dara'a janë përdorur për vite me radhë për të transferuar militantët e lënduar në lartësitë Golan për trajtim në spitalet izraelite.