Shtohet numri i krimeve të ISIS në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i79732-shtohet_numri_i_krimeve_të_isis_në_siri
Mediat siriane kanë njoftuar se si pasojë e shpërthimeve kamikaze të kryera në qendër të qytetit Suvejda në jug të Sirisë mbi 395 civilë janë vrarë dhe qindra persona të tjerë janë plagosur.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 26, 2018 06:13 Europe/Tirane
  • Shtohet numri i krimeve të ISIS në Siri

Mediat siriane kanë njoftuar se si pasojë e shpërthimeve kamikaze të kryera në qendër të qytetit Suvejda në jug të Sirisë mbi 395 civilë janë vrarë dhe qindra persona të tjerë janë plagosur.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut, njoftoi se numri i të vdekurve nga një valë e sulmeve dhe bombardimeve të kryera nga anëtarët e grupit terrorist ISIS në provincën jugperëndimore të Sirisë i ka tejkaluar 395 viktima. Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Britani tha të mërkurën se tre sulmues i shpërthyen rripat e tyre shpërthyese në qytetin Suvejda, 100 kilometra në juglindje të kryeqytetit Damask, ndërsa shpërthimet e tjera goditën fshatrat në veri dhe në lindje. "Anëtarët e ISIS pastaj sulmuan fshatrat në verilindje të krahinës dhe vranë banorët në shtëpitë e tyre," tha kreu i Observatorit, Rami Abdel Rahman. Drejtori i shëndetësisë në provincën Suvejda të Sirisë ka deklaruar se për shkak se disa prej të plagosurve akoma ndodhen në gjendje kritike, ekziston mundësia që numri i të vrarë të shtohet edhe më shumë. ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmet në një deklaratë duke thënë se "ushtarët e kalifatit" sulmuan pozicionet e qeverisë siriane dhe objektet e sigurisë në Suvejda, duke shpërthyer rripat e tyre të eksplozivit.