Çlirohet qyteti Kuneitra në Siri
Ushtria siriane dhe forcat aleate cliruan sot (të enjten) qytetin e Kuneitrës nga okupimi i grupeve terroriste.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, ushtria siriane gjithashtu ka vendosur nën kontroll gjashtë qytete dhe fshatra në provincat Dara'a dhe Kuneitra në jug dhe jugperëndim të Sirisë. Ushtria siriane ka vendosur flamurin e Sirisë në kalimin kufitar të Kuneitrës në kufirin sirian me territoret e pushtuara të Palestinës. Provinca Kuneitra është provinca më e vogël në Siri, por kjo krahinë jugore e Sirisë konsiderohet si një nga provincat më të rëndësishme në Siri, si pjesë e lartësive të Golanit dhe zonë kufitare me territoret e pushtuara palestineze. Agjencia zyrtare siriane e lajmeve Sana njoftoi se ushtria siriane çliroi një klinikë në pikën kufitare Kuneitra, duke zbuluar një sasi të madhe të medikamenteve të prodhuara nga Izraeli.