Çaushoglu reagon ndaj kërcënimit të fundit të Trump kundër Turqisë
Ministri i punëve të jashtme të Turqisë ka reaguar ndaj kërcënimit të fundit të presidentit të Amerikës për të vendosur sanksione kundër Turqisë në rast se nuk lirohet prifti amerikan i cili po gjykohet në Turqi.
Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Mevlyt Çaushoglu, ministri i jashtëm i Turqisë në një mesazh të publikuar në Twitter ka shkruar: “Askush nuk mund të diktojë asgjë për Turqinë. Ne kurrë nuk durojmë kurrfarë kërcënimi nga ana e askujt. Sundimi i ligjit është për të gjithë dhe nuk ka kurrfarë përjashtimi”. Vlen të theksohet se të enjten Donald Trump, presidenti i Amerikës, ka kërcënuar Turqinë se në rast se Turqia nuk e liron priftin amerikan i cili po gjykohet për terrorizmit, atëherë Ankaraja do të përballet me sanksione të mëdha. Ky kërcënim i presidentit amerikan u shoqërua me reagime të ashpra nga ana e Ankarasë dhe ka shtuar tensionet mes Amerikës dhe Turqisë. Ibrahim Kalin, zëdhënësi i presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, i quajti të papranueshme kërcënimet e Uashingtonit. Ai tha: “Amerika duhet të rishikojë qëndrimet e veta dhe para se të dëmtohen më shumë interesat dhe koalicioni Amerikë-Turqi.