Mirëpritje dhe mbështetje për qëndrimin e klerikut të lartë irakian
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i79791-mirëpritje_dhe_mbështetje_për_qëndrimin_e_klerikut_të_lartë_irakian
Kryetari i lëvizjes Urtësia Kombëtare në Irak, ka mbështetur qëndrimet e klerikëve lidhur me zhvillimet dhe situatën aktuale në vend.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 28, 2018 05:28 Europe/Tirane
  • Mirëpritje dhe mbështetje për qëndrimin e klerikut të lartë irakian

Kryetari i lëvizjes Urtësia Kombëtare në Irak, ka mbështetur qëndrimet e klerikëve lidhur me zhvillimet dhe situatën aktuale në vend.

Sejed Amar Hakim, me anë të një deklarate, mbështeti qëndrimet e klerikëve të lartë fetarë të Irakut dhe tha se partia Urtësia Kombëtare mbështet plotësisht qëndrimet dhe pikëpamjet e shprehura nga klerikët e lartë të vendit mbi situatën dhe rreziqet aktuale të vendit. Sheik Mehdi Qerbelai, përfaqësues i klerikut të lartë fetar të Irakut në hytben e namazit të xhumasë në qytetin Qerbela, pasi shprehu mbështetjen për kërkesat e protestuesve ka kritikuar dhunën e përdorur ndaj protestuesve dhe ndaj forcave të rendit të Irakut. Ai u kërkoi qeveritarëve në Irak që të përkushtohen në ato pika tek të cilat është neglizhuar vitet e fundit dhe kërkoi formimin sa më të shpejtë të qeverisë së re sipas rezultateve të zgjedhjeve parlamentare me qëllim që të bëhen përpjekje për zgjidhjen e problemeve të popullit. Sejed Amar Hakim theksimin e klerikut fetar të Irakut për formimin sa më të shpejtë të qeverisë së re e konsideroi një qëndrim tepër të rëndësishëm dhe serioz për zbatimin e programeve transparente dhe efikase. Pas deklaratës së nxjerrë nga klerikët fetarë të Irakut, kryeministri Hejdar Ebadi theksoi se qeveria do të respektojë në maksimum këshillat e klerikëve fetarë pikërisht ashtu si në kohën kur doli dekreti për luftën kundër grupit terrorist ISIS. Ebadi ndër të tjera përmendi masat e marra nga qeveria për të zgjidhur problemet e popullit në provinca të ndryshme dhe theksoi luftën pa kompromis kundër korrupsionit financiar.