Arabia Saudite shfrytëzon Haxhin për interesa politike
(last modified Sat, 28 Jul 2018 12:23:28 GMT )
Korrik 28, 2018 14:23 Europe/Tirane
  • Arabia Saudite shfrytëzon Haxhin për interesa politike

Arabia Saudite pas dështimeve të mëdha në Siri, Irak, Jemen si dhe pas skandalit të mbështetjes financiare dhe me armatime ndaj terroristëve takfiristë, tani ka shpallur të ndaluar çfarëdo lloj tubimi të haxhinjve në lidhje me çështjet politike si krizën në Jemen apo çështjen e Palestinës.

Në vazhdën e presionit të Arabisë Saudite mbi vendet myslimane nëpërmjet shfrytëzimit të Haxhit, anëtarët e këshillit të sigurisë dhe çështjeve politike të Arabisë Saudite në mbledhjen e drejtuar nga Muhamed bin Selman, princi i kurorës saudite, kanë diskutuar zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare dhe kanë shpallur të ndaluar çfarëdo lloj tubimi të haxhinjve që mund të organizohet rreth çështjeve politike të botës islame si krizën në Jemen apo çështjen e Palestinës. Ekspertët e çështjeve juridike pohojnë se Arabia Saudite po e çon organizimin e Haxhit drejt politikave të veçanta dhe kjo është shkelje e ligjit ndërkombëtare dhe e të drejtave të njeriut.

 

Tags