Egjipti dënon 75 persona me dënim me vdekje
Korrik 28, 2018 14:54 Europe/Tirane
Një gjykatë në Egjipt ka dënuar me vdekje 75 persona, përfshirë edhe figura të larta të grupit të jashtëligjshëm “Vëllazëria Myslimane”, për pjesëmarrje në ngjarjet që çuan në rrëzimin e presidentit Muhamed Morsi.
Vendimi i publikuar sot Gjykata për Krime në Kajro, do t’i dërgohet Myftiut të Madh – autoritetit më të lartë fetar në vend – për opinionin e tij lidhur me këtë vendim.
Agjencia shtetërore e lajmeve Al-Ahram raporton se shqiptimi i dënimeve edhe për 660 persona të tjerë, do të bëhet publik gjatë muajit shtator.
Dënimet për më shumë se 660 persona të tjerë do të jepen më 8 shtator. Ndaj tyre rëndon akuza e vrasjes dhe dënimi i pronës publike.