Bejrut: Akordi i Shekullit nuk do të arrihet kurrë
Pjesëmarrësit në simpoziumin e quajtur “ Drejtësia për Palestinën” në Bejrut kryeqytetin e Libanit, kanë theksuar se plani amerikan i ashtuquajtur “ Akordi i Shekullit” nuk do të zbatohet kurrë.
Në këtë simpozium kanë marrë pjesë 500 përfaqësues nga e gjithë bota mes tyre nga Republika Islamike e Iranit. Personalitete që kanë mbajtur fjalën në këtë takim ishin të shumtë mes tyre Ataullah Hena, peshkopi i Palestinës i cili ka thënë se plani Akordi i Shekullit synon të shkatërrojë aspiratat e Palestinës mirëpo ky akord nuk do të zbatohet kurrë. Një prej funksionarëve të frontit popullor për çlirimin e Palestinës ka thënë se ka ardhur koha që grupet palestineze në formë unike të përballen me planin e Amerikës të njohur si akordi i shekullit. Maher Taher përgjegjës i zyrës politikë të frontit popullor për çlirimin e Palestinës, pasi dënoi veprimet e Amerikës me planin e njohur si akordi i shekullit për Palestinën ka thënë se duhen ngritur strukturat vendase për tu përballur me të tilla komplote që thuren kundër Palestinës. Akordi i shekullit është një plan i ri i qeverisë amerikane që ka për qëllim eliminimin e të drejtave të popullit palestinez dhe thuhet se ky plan është thurur në bashkëpunim me disa vende arabe. Taher duke folur mbi qëndrimet e princit saudit me regjimin sionist ka thënë se Muhamed bin Selman, po bën gabim strategjik dhe planet e tij me regjimin sionist janë të dëmshme. Ai përmendi edhe protestën për të drejtën e kthimit në rripin e Gazës dhe tha se kjo protestë do të vazhdojë edhe më tej. Në protestat për të drejtën e kthimit deri tani regjimi sionist ka martirizuar 158 protestues palestinez dhe ka plagosur mbi 6 mijë të tjerë në një kohë kur OKB hesht dhe nuk vepron për të penguar këto krime që regjimit sionist kreun ndaj palestinezëve.