291 fëmijë palestinezë në burgjet e regjimit sionist
Një anëtar i lartë i Komitetit Ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës deklaroi se 291 fëmijë palestinezë po mbahen të burgosur në burgjet e regjimit sionist.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Hana Ashravi ditën e hënë me një deklaratë të lëshuar me rastin e lirimit të adoleshentes palestineze Ahed Tamimi, deklaroi: "Regjimi sionist duke vazhduar shkeljen e të drejtave të fëmijëve palestinezë, po vazhdon t'i mbajë ata në burgje dhe po i torturon ata". Hana Ashravi duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të të gjithë fëmijëve palestinezë, deklaroi: "Regjimi sionist po shkel të drejtat e të burgosurve palestinez dhe shfrytëzuar heshtjen e qarqeve ndërkombëtare, po vazhdon keqtrajtimin dhe torturat çnjerëzore ndaj tyre. Ahed Tamimi dhe nëna e saj janë arrestuar nga forcat ushtarake të regjimit sionist me motive të hakmarrjes politike dhe atë çfarë ka përjetuar Ahed Tamimi dhe të qytetarët e tjerë palestinezë në burgjet e regjimit sionist, tregon barbarizmin e ushtrisë së regjimit pushtues izraelit".