ISIS rrëmben 36 gra dhe fëmijë në jug të Sirisë
Korrik 31, 2018 08:58 Europe/Tirane
Grupi terrorist ISIS në provincë Suvjeda në jug të Sirisë ka marrë peng 36 gra dhe fëmijë.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia IRNA e lajmeve sipas të cilës, grupi terrorist ISIS ka sulmuar qendrën e provincës Suvejda duke vrarë 215 shtetas sirianë dhe plagosur 180 të tjerë. Sipas këtij burimi nga 36 femra që janë marrë peng nga ISIS 4 kanë arritur të shpëtojnë ndërsa 2 janë vrarë. Gjithashtu nuk dihet fati i 16 burrave që rezultojnë të zhdukur pas sulmit të grupit terrorist ISIS. Ushtria siriane kohët e fundit ka ndërmarrë një operacion të gjerë për çlirimin e rajoneve jugore të vendit dhe deri tani ka arritur të çlirojë 90 të territoreve në jug nga prania e terroristëve të ISIS.
Tags