Ministri sirian i mbrojtjes viziton zonat jugore
Ministri i mbrojtjes i Sirisë, me urdhër të presidentit Bashar Asad, njëkohësisht komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura të Sirisë, ka vizituar zonat jugore të vendit që kohët e fundit janë çliruar nga prania e terroristëve.
Ali Abdullah Ajub, ministër i mbrojtjes i Sirisë, ditën e mërkurë së bashku me disa komandantë të ushtrisë ka vizituar zonat jugore të vendit. Në këtë vizitë, ministri Ajub u takua me disa nga komandantët e ushtrisë që zhvillojnë operacione në jug të vendit dhe është njohur me veprimet e tyre. Në takim me forcat ushtarake në jug, ministri i mbrojtjes i Sirisë ka thënë se terroristët nuk kanë asnjë vend në Siri dhe shtoi se dështimi i terroristëve dhe sukseset e ushtrisë në jug të vendit tregojnë shkatërrimin e planeve terroriste të armikut. Ushtria siriane prej disa ditësh ka nisur operacionin e gjerë për pastrimin e provincave Dara dhe Ganitra nga prania e terroristëve në jug të Sirisë. Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me pushtimin masiv të grupeve terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, duke përfshirë Turqinë, për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist. Mbi 330 mijë persona janë vrarë në Siri dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, që nga fillimi i konfliktit në Siri në mars të vitit 2011.