Qyteti Dara në Siri çlirohet plotësisht nga prania e terroristëve
(last modified Thu, 02 Aug 2018 09:14:10 GMT )
Gusht 02, 2018 11:14 Europe/Tirane
  • Qyteti Dara në Siri çlirohet plotësisht nga prania e terroristëve

Forcat e ushtrisë siriane kanë çliruar plotësisht qytetin Dara dhe rrethinat e tij nga prania e terroristëve.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia siriane e lajmeve sipas të cilës ushtria ka arritur të çlirojë plotësisht rrethinat perëndimore të qytetit Dara dhe qytezën Gasir që ishte bastioni i fundit i terroristëve të ISIS. Për momentin ushtria siriane është duke avancuar në rrethinat e qyteti Kuneitra në kufi me Palestinën e Pushtuar dhe përveç këtij qyteti ka çliruar qytetet Xhebat Hasheb, Kodra Geba dhe Kerum Hamiria. Përveç kësaj ushtria siriane ka transhuar për në qytetin Edlib ata terroristë të cilët janë shprehur të gatshëm për amnisti me qeverinë siriane dhe kanë dorëzuar armët e tyre. Vlen të theksohet se ushtria siriane prej 1 gushtit ka nisur një ofensive të gjerë për çlirimin e rajoneve jugore që nga aspekti politik dhe strategjik kanë rëndësi të madhe. Me anë të këtij operacioni ushtria siriane u ka dhënë fund komploteve të regjimit sionist dhe komploteve perëndimore në jug të vendit.

 

Tags