Familja e ISIS në gjykatë për vrasjen e 370 irakianëve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i79938-familja_e_isis_në_gjykatë_për_vrasjen_e_370_irakianëve
Zëdhënësi i këshillit të lartë gjyqësor të Irakut njoftoi se 8 pjesëtarë të një familjeje që është anëtare e grupit terrorist ISIS, po gjykohet nga gjykata irakiane për vrasjen e 370 shtetasve irakianë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 02, 2018 07:18 Europe/Tirane
  • Familja e ISIS në gjykatë për vrasjen e 370 irakianëve

Zëdhënësi i këshillit të lartë gjyqësor të Irakut njoftoi se 8 pjesëtarë të një familjeje që është anëtare e grupit terrorist ISIS, po gjykohet nga gjykata irakiane për vrasjen e 370 shtetasve irakianë.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Kods Arabic sipas të cilës zëdhënësi i këshillit të lartë gjyqësor të Irakut ka bërë të ditur se 8 pjesëtarët e një familjeje të ISIS janë arrestuar në jug të Mosulit dhe janë paraqitur para gjykatës për krimet e tyre. Personat në fjalë akuzohen për krime të rënda kundër forcave të rendit dhe kundër civilëve irakianë në zonën Hamam Alil në jug të Mosulit. Personat e vrarë nga kjo familje e ISIS janë varrosur në varret masive të quajtur varri i madh dhe varri i vogël i ndërtuar nga ISIS në jug të Mosulit. 8 pjesëtarët e familjes së ISIS akuzohen për vrasjen e 370 civilëve dhe forcave të rendit dhe arrestimin e 40 personave në qytetin Mosul. Ata kanë pohuar krimet e tyre dhe tashmë duhet të përballen me masat e ligjit të luftës kundër terrorizmit. Vlen të theksohet se ushtria irakiane në korrik të vitit 2017 ka vënë nën kontroll të plotë qytetin Mosul një prej bazave kryesore të grupit terrorist ISIS në Irak.