Lavrov: Duhet një goditje përfundimtare në Idlib
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i79951-lavrov_duhet_një_goditje_përfundimtare_në_idlib
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov deklaroi se lufta kundër terrorizmit në Siri ende nuk ka përfunduar dhe është e nevojshme të eliminohen militantët në provincën veriperëndimore Idlib.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 02, 2018 16:51 Europe/Tirane
  • Lavrov: Duhet një goditje përfundimtare në Idlib

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov deklaroi se lufta kundër terrorizmit në Siri ende nuk ka përfunduar dhe është e nevojshme të eliminohen militantët në provincën veriperëndimore Idlib.

"Puna në Siri nuk ka përfunduar akoma. Në të njëjtën kohë, është e nevojshme që të ndërmerret një goditje përfundimtare ndaj terroristëve pranë Idlibit", tha të enjten Lavrov ndërsa fliste në takimin ministror të Asamblesë së Asociacionit të Azisë Juglindore (ASEAN) në Singapor. Në fjalimin e tij, ministri rus tha se vetëm populli sirian kishte të drejtë të përcaktonte fatin e vendit të tij, dhe jo lojtarë të jashtëm, ndërhyrja e të cilëve në punët e vendit të shkatërruar nga lufta, ishte "kundërproduktive". "Ka disa lojtarë të jashtëm që preferojnë të vendosin gjithçka për sirianët, por është populli sirian që duhet të sundojë vendin, të përcaktojë formën e qeverisë dhe të shkruajë një kushtetutë të re. Ne nuk i mbështesim përpjekjet e tilla që ne i konsiderojmë të jenë kundërproduktive ", tha Lavrov. Kohët e fundit, presidenti sirian Bashar Asad u tha mediave ruse se prioriteti i ardhshëm i Damaskut do të ishte rivendosja e kontrollit në provincën Idlib.