Kritika ndaj Muhamed bin Selman mbi arrestimet e aktivistëve socialë
Një studiues politik saudit dhe aktivist i opozitës, në përgjigje të valës së re të arrestimit të aktivistëve të të drejtave civile në vend, tha se reprezalja e ndërmarrë nga Muhamed bin Selman, tregon ndjenjën e tij të rrezikut rreth qeverisë së tij.
Sipas IRNA, Fuad Ibrahim në një mesazh të tij në Twitter shkruan: Arrestimi i aktivistëve socialë në Arabinë Saudite nuk është në interes të qeverisë saudite, sidomos princit të kurorës së Arabisë Muhamed bin Selman. Aktivisti saudit thotë se nëse qëllimi i Riadit për të arrestimin e aktivistëve është përfitimi i kohës për të ngritur fuqinë e tij, kjo nuk do të ishte e mundur, veçanërisht pasi Bin Selman po e ndjen kërcënimin kundër tij se princ i kurorës dhe për këtë ai po shtypë opozitën. Ai gjithashtu thotë: Largimi i Shteteve të Bashkuara nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka treguar se Uashingtoni nuk i përmbahet asnjë prej konventave për të drejtat e njeriut dhe prandaj qeveria e Donald Trump mund të heshtë përballë shkeljes së ligjit për të drejtat e njeriut në Arabinë Saudite. Burimet saudite kanë thënë se autoritetet e Riadit kanë arrestuar aktivistë civilë në Arabinë Saudite, si Sarmar Badahi dhe Nasima Al-Sadeh. Vëzhguesit e të drejtave të njeriut iu përgjigjën këtyre arrestimeve, duke thënë se zyrtarët sauditë e konsiderojnë çdo protestë paqësore si një kërcënim ndaj qeverisë së tyre tiranike. Vitin e kaluar, veçanërisht pas emërimit të Muhamed bin Salman si Princi i Kurorës i cili ndjek politikat amerikane dhe izraelite në rajon, me dhjetëra tregtarë, klerikë, princa dhe studiues janë arrestuar dhe burgosur në Arabinë Saudite.