Terroristët dështojnë në Latakia
(last modified Sun, 05 Aug 2018 07:00:48 GMT )
Gusht 05, 2018 09:00 Europe/Tirane
  • Terroristët dështojnë në Latakia

Ushtria siriane në bashkëpunim me aleatët e saj ka shkatërruar përpjekjet e grupit terrorist Fronti Nusra për të sulmuar një qendër ushtarake në rajonin Latakia pjesë e provincës Hamah në Siri.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia informative siriane sipas të cilës ushtria siriane në këtë operacion ka vrarë dhe plagosur shumë terroristë të Frontit Nusra. Khejrudin Rahmun, një prej krerëve të grupit terrorist Xhejshul Gaze, gjithashtu është vrarë në këtë operacion të ushtrisë siriane. Terroristët mundohet të depërtojnë nëpër zonat e kontrolluara nga ushtria me qëllim që të marrin nën zotërim fushat e betejës. Ushtria siriane e mbështetur nga forcat aleate prej vitit 2017 ka nisu operacione për çlirimin e qyteteve dhe fshatrave nga prania e terroristëve të frontit Nusra. Më 19 nëntor ushtria siriane ka arritur të çlirojë në formë të plotë qytetin Bu Qemal që mbahej i pushtuar nga ISIS. Bashkëpunimi mes ushtrisë siriane, rezistencës dhe mbështetja efektive e Iranit ka bërë të mundur shkatërrimin e grupit terrorist takfirist të Amerikës dhe regjimit sionist ISIS në rajon. Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me pushtimin masiv të grupeve terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, duke përfshirë Turqinë, për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist. Mbi 330 mijë persona janë vrarë në Siri dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, që nga fillimi i konfliktit në Siri në mars të vitit 2011.