OKB: Irani, Rusia dhe Turqia dëshirojnë të shmangin luftën në Idlib
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i80159-okb_irani_rusia_dhe_turqia_dëshirojnë_të_shmangin_luftën_në_idlib
Një zyrtar i OKB deklaroi se Irani, Rusia dhe Turqia kanë siguruar se do të bëjnë çmos për të shmangur një luftë për rimarrjen e Idlibit në Sirinë veriperëndimore, i cili kontrollohet nga terroristët e huaj takfiristë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 09, 2018 16:40 Europe/Tirane
  • OKB: Irani, Rusia dhe Turqia dëshirojnë të shmangin luftën në Idlib

Një zyrtar i OKB deklaroi se Irani, Rusia dhe Turqia kanë siguruar se do të bëjnë çmos për të shmangur një luftë për rimarrjen e Idlibit në Sirinë veriperëndimore, i cili kontrollohet nga terroristët e huaj takfiristë.

Jan Egeland gjatë një takimi të task forcës humanitare të Sirisë të enjten u shpreh se diplomatët dhe zyrtarët ushtarakë të tre vendeve mund të arrijnë një marrëveshje për të shmangur atë që ai e quajti "lum gjaku". "Jam tepër i lumtur që dëgjova se Federata Ruse, Turqia dhe Irani janë angazhuar të bëjnë gjithçka për të shmangur luftën në Idlib", tha ai. "Dhe ne u kërkuam atyre vendeve perëndimore dhe vendeve të Gjirit Persik të cilët kanë ndikim në grupet e rebelëve të armatosur për të bërë më shumë përpjekje për të shmangur sjelljet e paligjshme të grupeve të armatosura, sjellje të dhunshme, sjellje që janë tërësisht në kundërshtim me punën dhe parimet humanitare ", deklaroi ky zyrtar i OKB-së. Egeland, megjithatë, tha se OKB po bënte përgatitje për një betejë eventuale dhe do t'i kërkonte Turqisë të mbante kufijtë e saj të hapur për t'u lejuar civilëve të iknin nëse lind nevoja.