Regjimi sionist sulmon përsëri Gazën
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i80160-regjimi_sionist_sulmon_përsëri_gazën
Avionët luftarakë të regjimit sionist edhe një herë kanë bombarduar zona të ndryshme në Gaza.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 10, 2018 04:32 Europe/Tirane
  • Regjimi sionist sulmon përsëri Gazën

Avionët luftarakë të regjimit sionist edhe një herë kanë bombarduar zona të ndryshme në Gaza.

Avionët luftarakë të regjimit sionist ditën e enjte kanë lëshuar të paktën 4 raketa në disa zona të Gazës. Sipas një njoftimi të ministrisë së shëndetësisë së Palestinës, objekti kryesor i sulmeve të regjimit sionist ishte një qendër kulturore në perëndim të rripit të Gazës ku për pasojë mbetën të plagosur 7 palestinezë. Ndërsa kanali Mejadin njofton se avionët luftarakët të regjimit sionist kanë bombarduar një ndërtesë në perëndim të Gazës me 7 raketa. Në sulmet e kryera në disa zona të tjera të gazës, avionët luftarakë të regjimit sionist kanë martirizuar 3 palestinezë dhe plagosur disa të tjerë. Në përgjigje të krimeve dhe sulmeve të regjimit sionist, forcat e rezistencës palestineze kanë lëshuar të paktën 200 raketa në drejtim të territoreve të pushtuara.