Vazhdojnë protestat kundër ligjit Shteti Hebre në Tel Aviv
Me mijëra banorë të Tel Avivit janë ngritur në protesta për të kundërshtuar ligjin e miratuar në parlament për Shtetin Hebre i cili mbështetet fuqimisht nga kryeministri i regjimit sionist.
Me mijëra banorë të Tel Avivi janë ngritur në protesta për të kundërshtuar ligjin e shtetit hebre, ligj të cilin e quajnë diskriminues dhe racist. Parlamenti regjimit sionist me shumicë votash ka miratuar projektkushtetutën e "shtetit etnik" që në bazë të saj regjimi sionist konsiderohet "Shteti etnik hebre" dhe asnjë palë tjetër përveç "popullit hebre" nuk ka të drejtë të përcaktojë fatin e këtij regjimi. Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se duke cituar burimet informative nga Kodsi i okupuar, ky ligj është miratuar pasi kaluan 4 vite që nga paraqitja e këtij projektligji nga ana e Avi Diçer, deputet në parlamentin izraelit. Diçer në kohën kur ishte anëtar i partisë "Kadima" ka paraqitur këtë projektligj dhe pastaj kaloi në partinë Likud. Ky ligj kërkon njohjen zyrtare të "Izraelit" si një "Shtet hebre dhe demokratik" dhe Kodsi i okupuar (Jeruzalemi) është kryeqytet i tij. Në bazë të këtij ligji, gjuha hebreje do të jetë gjuha zyrtare e këtij regjimi dhe arabe e cila sipas rregulloreve të protektoratit konsiderohej gjuhë zyrtare në regjimin sionist, do të pësojë rënie në pozitën jo-zyrtare dhe ligjore.